ESCAPE – Liria e Formës dhe Mendjes Kjo skulpturë është një metaforë vizuale e arratisjes nga rutina, një ngritje simbolike e mendjes përmes formave dhe ngjyrave që shpërthejnë jashtë rregullit gjeometrik. Elementet shumëngjyrëshe , sferat dhe kubet paraqesin botën tonë të brendshme, ku çdo ngjyrë dhe formë mbart një emocion, një mendim, një ëndërr. Shtylla e bardhë në qendër është boshti i realitetit, baza mbi të cilën ndërtohen përditshmëritë tona. Por format që e rrethojnë, që duken si të pezulluara, si të sfidojnë gravitetin, përfaqësojnë krijimtarinë që shpërthen jashtë kufijve të së zakonshmes. Ngjyrat e ndezura dhe balanca e pamundur midis formave tregojnë për një gjendje të përkohshme arratisjeje , një moment kur imagjinata fiton peshë dhe materia humb rëndesën e saj. Skulptura fton shikuesin të ndalojë, të ngrisë kokën, dhe të lejojë vetes një “shpëtim të vogël” nga rutina, përmes lojës së formës dhe ngjyrës. Është një kujtesë që arratisja nuk është gjithmonë largim fizik , ndonjëherë është një hapësirë mendore ku arti të çon përtej kufijve të mundshmes