Qendra e Restaurimit dhe Realizimit te Veprave të Artit “Tirana” është vijim organik i Qendrës se Realizimit të Veprave të Artit, krijuar në vitin 1974 si institucion qeveritar në varësi të Ministrisë së Kulturës të asaj kohe, me funksion realizimin e veprave te reja te artit, kryesisht në bronz dhe restaurimin e veprave ekzistuese, në gjithë territorin e Shqipërisë. Në Shtator të vitit 2019, u transferua në Bashkinë e Tiranës dhe funksionet e saj u limituan në restaurimin e veprave brenda territorit të kryeqyretit dhe realizimin e veprave te reja.
Struktura organike e saj përbëhet nga:
Drejtori
8 Specialistë
3 punonjës ndihmës