“Escape” në këtë rast nuk është një arratisje fizike siç mund të të tingëllojë në dëgjimin e fjalës, nuk është as emocionale, por një moment tejet intim dhe delikat… Motivi është “Shkëndija e Zinkut” që përcjell momentin magjik të qënies, ngjizjen. Bekimin e dy trupave që i japin vazhdimësi jetës të përcjellë përmes kësaj vepre. Skulptura përmban dy pllaka llamarinë të punuara, të cilat rrinë afër njëra-tjetrës, me të vetmen pikë takimi në mesin e tyre, si për të krijuar idenë e bashkimit e dy trupave. Kontrasti ndërmjet materialit të forte dhe momentit krejtësisht të brishtë që përshkruajnë e bën skulpturën të përcjellë një delikatesë me një lojë të fortë kontrastesh.Vepra rri e varur pezull në një strukturë katrore në formë kuboidi, e kapur në 4 cepat e saj me lidhje transparente duke bërë të duket sikur rri në ajër. Te pika e takimit do të ketë një ndriçim delikat të lehtë, që simbolizon shkëndijën e jetës. Natën do të jetë “magjike”, pasi lidhjet nuk do të jenë të dukshme me sy të lirë dhe pllakat do të krijojnë idenë se fluturojnë në ajër, duke u larguar nga tokësorja dhe duke i dhënë një dimension hyjnor momentit më sublim të njeriut.
Struktura nuk do të jetë vetëm si mbajtëse fizike, por është konceptuar dhe si një mbrojtje për të krijuar izolim intimiteti…