•“ESCAPE” trajton idene e arratisjes nga hapesira reale drejt nje dimensioni te padukshem. Rrethi, simboli i infinitit dhe vazhdimesise, vendoset ne mes te liqenit, duke krijuar iluzionin e nje hyrjeje drejt te panjohures, apo nje botetjeter, nje fije shprese, arratisje drejt deshirave, arratisje nga rrethi i kujteses.
Drita qe e pershkon formen e tij e kthen rrethin ne nje sinjal, nje ftese per te kaluar pertej kufinjeve personale dhe mendore. Publiku nuk ka mundesi fizike ta preke ose ta kaloje, cka krijon tension mes deshires dhe pamundesise, nje arratisje deri diku e pamundur per shkak te rrethanave.
Vendosja ne hapesire:
Instalacioni vendoset ne mes te liqenit, I rrethuar nga peisazh natyror, larg nderhyrjes urbane. Kjo krijon:
-Izolim nga realiteti I perditshem.
-Qetesi dhe introspeksion.
-Nje pike arratisje qe shfaqet dhe ndricon ne mes te natyres.
Mes hicit, objekti shfaqet sin je portal drejt nje bote tjeter.
•Vepra flet per arratisjen qe ndodh çdo dite, pa drame, pa zhurme, ne hapat e vazhdueshem te njerezve qe kerkojne hapesire, ajer dhe qetesi.
Cdo hap i vrapuesve behet nje pike drite ne instalacion, nje numerim i ritmit kolektiv te arratisjes.
•Shans për më mirë, por devijojnë pa e kuptuar, duke humbur mundësitë që kishin. Balonat janë si ato gjërat e fundit që të mbajnë të lumtur, ato copa të vogla drite që të japin arsye të ecësh përpara. Por edhe ato, në fund, duken sikur largohen ngadalë gjithnjë pak jashtë kapjes, gjithnjë duke u ngritur më lart, derisa nuk ngelin më pranë teje. Dhe kështu, vepra bëhet një rrëfim i dyfishtë: njëkohësisht për ndjekjen e lumturisë dhe për arratisjen nga humbjet, nga vendet dhe zgjedhjet që të mbajnë pas. Një kujtesë se lumturia mund të duket afër e megjithatë e largët, dhe se shumë shpirtra ndjekin të njëjtin shteg, derisa thjesht largohen.
