Aldi Hidi

Ah1

Kjo vepër flet për atë lloj lumturie që duket gjithmonë përpara nesh. E shikon, por nuk e arrin kurrë plotësisht. Varkat rrijnë pezull, njerëzit mbajnë dritën e tyre të vogël, ndërsa balona me buzëqeshje rri lart si një premtim që të tërheq përpara. Dhe aty hyn edhe ideja e arratisjes. Ndonjëherë nuk ikim për t’u fshehur, por sepse besojmë se diku tjetër mund të jetë më mirë. Se nëse lëviz pak më tutje, ndoshta më në fund do ta arrish atë gjënë që kërkon. Është ajo gjendja kur lumturia duket afër, por gjithsesi e largët, një arsye e heshtur për të vazhduar përpara, për t’u arratisur nga vendi ku je, drejt diçkaje që shpreson se një ditë do të të presë. Brenda këtij imazhi është edhe ideja e humbjes që vjen nga zgjedhjet e gabuara. Ka shumë jetë që mund të merrnin drejtim tjetër, që mund të kishin një shans për më mirë, por devijojnë pa e kuptuar, duke humbur mundësitë që kishin. Balonat janë si ato gjërat e fundit që të mbajnë të lumtur, ato copa të vogla drite që të japin arsye të ecësh përpara. Por edhe ato, në fund, duken sikur largohen ngadalë gjithnjë pak jashtë kapjes, gjithnjë duke u ngritur më lart, derisa nuk ngelin më pranë teje. Dhe kështu, vepra bëhet një rrëfim i dyfishtë: njëkohësisht për ndjekjen e lumturisë dhe për arratisjen nga humbjet, nga vendet dhe zgjedhjet që të mbajnë pas. Një kujtesë se lumturia mund të duket afër e megjithatë e largët, dhe se shumë shpirtra ndjekin të njëjtin shteg, derisa thjesht largohen.

Facebook
Twitter
LinkedIn
Pinterest