Anrol Shukulli

ash

“Gjurmë në Hapësirë” është një instalacion artistik që eksploron marrëdhënien midis formës, materialit dhe hapësirës. Vepra konceptohet si një trupi i ndarë në dy forma (struktura) metalike, të cilat, megjithëse fizikisht, të ndara (distancuara), krijojnë një dialog të heshtur me njëra-tjetrën përmes boshllëkut që i ndërmjetëson. Distancimi midis dy pjesëve të veprës krijon një tension visual dhe formal, duke i lejuar shikuesit të ndërveprojnë me hapësirën dhe të kuptojnë dimensionin e kohës dhe të lëvizjes brenda vendndodhjes.
Titulli sugjeron gjurmën që instalacioni lë në hapësirë, një gjurmë fizike, emocionale dhe konceptuale. I vendosur në natyrë, metali reflekton dritën dhe ndërvepron vazhdimisht me peizazhin, duke krijuar ndjesinë se secila formë lë shenjën e saj në peisazh.
Në këtë mënyrë, instalacioni nuk qëndron thjesht si një objekt statik, por shndërrohet në një dialog të gjallë me hapësirën dhe shikuesin. Boshllëku dhe materiali bashkëkrijojnë një harmoni të brishtë e poetike, ku dinamika e hapësirës dhe ndërveprimi i shikuesit i japin veprës kuptim gjithnjë në zhvillim.

Facebook
Twitter
LinkedIn
Pinterest