Festivalin Ndërkombëtar të Arteve në Publik
“ESCAPE 2”
Qendra e Restaurimit dhe Realizimit të Veprave të Artit, pranë Bashkisë Tiranë, hap thirrjen për pjesëmarrje në edicionin e dytë të Festivalit Ndërkombëtar të Arteve në Publik, me temë “ESCAPE”. Ky festival eshtë një ftesë per të gjithë krijuesit që të sjellin vizionin e tyre artistik dhe ta ndajnë me publikun. Eshte një feste ku arti del nga galeritë dhe bëhet pjese e jetës së perditshme. “ESCAPE” është një arratisje nga rutina, një shpëtim permes krijimtarisë dhe një hapësirë ku fantazia shtë e lirë të fluturojë. Eshtë një thirrje për të kapercyer kufijtë e së zakonshmes dhe per të zbuluar botë të reja përmes artit.
Konkursi
Festivali organizon një konkurs të hapur per artistët, me gëllim krijimin e një platforme ku ata të prezantojnë punimet e tyre para publikut dhe te bëhen pjesë e një dialogu kulturor ndërkombetar.
Risia
Veçantia e këtij festivali qëndron në përzgjedhjen e tri veprave fituese, të cilat do të realizohen nga Qendra e Restaurimit dhe Realizimit të Veprave të Artit. Veprat do të vendosen në hapësira publike per një periudhë 12-mujore, duke u bërë pjesë e jetës së qytetit dhe e përvojës artistike të komunitetit.
Afati i dorëzimit të projekteve
15 nëntor 2026
Ky festival eshtë një ftesë per artistet që të sjellin në hapësirat publike idetë e tyre më novatore, më të brishta e më të guximshme. Tri veprat fituese do të bëhen pjesë e qytetit: të prekshme, të perkohshme dhe të perbashketa.
Apliko tani dhe bëhu pjesë e këtij udhëtimi artistik!
Dergoni dokumentin e mesiperm tek emaili perkates